Rreth 370 azilkërkues nga Maqedonia në Gjermani

Ministria e Brendshme Gjermane ka bërë të ditur se në tre muajt e parë të këtij viti rreth 370 qytetarë nga Maqedonia kanë kërkuar statusin e azilit në Gjermani.
Sipas një raporti të kësaj ministrie, numri më të madh të azilkërkuesve nga Ballkani është nga Serbia, ku mbi 1400 qytetarë të saj kanë kërkuar statusin e azilit, kryesisht azil politik dhe ekonomik, informon INA.
Autoritetet gjermane kanë theksuar se qytetarët e Serbisë, kryesisht nga rajoni jugor janë në numër më të madh pas atyre afgan, që kërkuan statusin e azilit në muajt e parë të vitit 2012.
Sipas raportit të autoriteteve në Berlin, Kosova dhe Maqedonia radhiten në vendin e tetë dhe dhjetë për nga numri i azilkërkuesve. Shifra e saktë e azilkërkuesve nga Maqedonia në tre mujorin e parë ka qenë rreth 370 azilkërkues, ndërsa nga Kosova mbi 380.
Nga ana tjetër, Gjermania gjatë tremujorshit të parë të këtij viti 125 shtetasve të huaj i ka dhënë të drejtën e azilit politik, ndërsa 1800 të tjerëve statusin e personave refugjatë. Për 553 të huaj, kryesisht aplikues nga vendet e Ballkanit është dhënë urdhri i deportimit.