E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, 9 të vrarë nga sulmet e talibanëve

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën në luftimet që kanë pasuar sulmin e talibanëve në shtëpinë e një udhëheqësi fisnor anti-taliban, në veriperëndim të Pakistanit.

Fshatarët që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes, kanë thënë se një grup i madh i talibanëve ka sulmuar shtëpinë e Malik Karim Khanit në rajonin Shava të Vaziristanit Verior.

Sipas tyre, luftimet ndërmjet talibanëve dhe anëtarëve të fisit të Khanit kanë nisur nga e mërkura vonë, për të vazhduar edhe sot.

Opozita dyvjeçare e Khanit ndaj talibanëve është kthyer në dhunë, pasi fisi i tij detyroi militantët të lirojnë djalin e tij të kidnapuar më herët në këtë vit.

Kryengritësit fajësojnë Khanin për vrasjen anëtarit të talibanëve, Kadir Hakani, javën e kaluar.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›