E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedonia ruan stabilitetin pas vrasjeve

Gjendja e tronditur e publikut po fillon të bjerë pas vrasjeve të pesë maqedonasve pranë Shkupit më 12 prill, por qeveria e institucionet shtetërore po bëjnë çdo përpjekje për të ruajtur stabilitetin e vendit.

Analistët kryesorë të sigurisë së Maqedonisë thonë se nuk ka rrezik të përkeqësimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ndër-etnike, as të ndonjë lloj zhvillimi të konfliktit, siç spekullojnë mediat ndërkombëtare.

"Askush nuk pret që gjendja të përshkallëzohet. Nuk ka kushte në terren për një zhvillim të tillë, as shtetasit e etnisë shqiptare ose maqedonase nuk do t`a mbështesin një konflikt të tillë," tha për SETimes Blagoja Markovski, president i Forumit të Sigurisë së Ballkanit.

Maqedonia ka aftësinë e plotë institucionale që të trajtojë gjendjen, tha për SETimes Metodi Hazdi-Janev, profesor në Akademinë Ushtarake të Maqedonisë.

Popullariteti që partitë në pushtet gëzojnë u jep atyre liri veprimi shtesë për të ndikuar e kontrolluar masat. Ka bashkëpunim të nivelit të lartë mes qeverive rajonale e mes shërbimeve të sigurisë," shtoi ai.

Petar Shkërbina, një analist i sigurisë ushtarake e kolonel në pension i ushtrisë jugosllave, tha se pranohet tani se vrasjet ishin të planifikuara dhe, pohoi ai, u kryhen nga terroristë të stërvitur.

"Ka shenja se vrasësit me qëllim zgjodhën Pashkët për të vrarë të rinjtë e të shkaktonin që popullsia maqedonase të reagojë, duke shpënë në një konflikt më të madh ndër-etnik," tha Shkërbina.

Analistët thonë se dy ngjarje të palidhura që nga vrasjet shkaktuan spekullim të gjerë në mediat ndërkombëtare, por ndërsa ishin të rëndësishme, nuk përbëjnë një kërcënim thelbësor të sigurisë.

Së pari, policia maqedonase pengoi protestat në qendrën e Shkupit nga rreth 1,000 tifozë të futbollit, më së shumti të rinj adoleshentë, si reagim ndaj masakrave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›