E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro 2012 Italia nuk di me te fitoje

Tashmë situata bëhet vërtetë e komplikuar. Italia nuk arrin më tepër se barazimi 1-1 përballë Kroacisë dhe është në pozita aspak komode në Grupin C, në kuotën e 2 pikëve. Në fakt, “axurrëve” mund të mos u mjaftojë thjesht një fitore me Irlandën në takimin e fundit, që do të luhet të hënën, por ata duhet të shpresojnë edhe që spanjollët dhe kroatët të luajnë futboll të vërtetë dhe pa bërë llogari. Gjithsesi, më tepër sesa ti trembet të tjerëve, Italia duhet të shohë problemet e saj. Kjo pasi për të dytën herë radhazi, skuadra e Prandelit nuk diti të administronte avantazhin: ndëshkimi ishte plotësisht i merituar.
Italianët dominuan minutat e para të ndeshjes, megjithatë ishin të pasaktë përpara portës. Prandeli zgjodhi Balotelin në formacionin titullar, në një ndeshje ku sulmuesi i bë sërish viktimë e fyerjeve raciste, ndërsa fillimisht fërshëllima ishin rezervuar edhe për himnin italian. Drejtuesi i stolit ka vendosur sërish ti ndryshojë sulmuesit, e në përfundim goli vjen vetëm falë një mesfushori, Andrea Pirlo, që në të 39-tën dërgon në rrjetë një goditje dënimi të kalibruar shumë mirë. Megjithatë, diferencën e vërtetë e ka bërë forma fizike më e mirë e kroatëve. Të lodhur dhe deri diku të kënaqur me avantazhin e përkohëshëm, Italia u tërhoq për shumë minuta në mbrojtje, ndërsa gjatë pjesës së dytë, “axurrët” u shfaqën edhe të çorientuar në fushë. Kjo ka bërë që Kroacia të guxonte dhe në minutën e 72-të, edhe falë bashkëpunimit të mbrojtësve italianë, Manxhukiç barazoi shifrat. Të kota ndryshimet e Prandelit, të cilat nuk prodhuan asgjë të mirë, përkundrazi Italia e mbylli takimin në mbrojtje. Pas barazimit 1-1, tashmë “axurrët” por mbi të gjitha tifozët italianë janë në ankth, pasi ashtu si në Botërorin 2010, skuadra rrezikon të mos kalojë as fazën e grupeve, ashtu si ka ndodhur më parë në Euro 2004.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›