Pema e Krishtlindjeve arrin ne Shtepine e Bardhe

Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Mishel Obama së bashku me dy vajzat e saj Sasha dhe Malia kanë pritur pemën zyrtare të Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë. Pema 5.8 metra e gjatë është marrë në Xheferson, Karolinën e veriut. Bo qeni i Shtëpisë së Bardhë është bashkuar me familjen Obama në inspektimin e pemës. Kjo e fundit do të vendoset gjatë gjithë sezonit të pushimeve në dhomën Blu të Shtëpisë së Brdhë. Një traditë kjo që në vitin 1966. Pema ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë në një karrocë të tërhequr nga kuajt. Mishel Obama e ka përcaktuar atë si të përsosur. Bredhi është sjellë nga një firmë e cila është shpallur kampion një vit më parë nga shoqëria kombëtare për pemët e krishtlindjeve, një njësi që përfaqëson 700 sipërmarrje rajonale dhe shtetërore, si dhe më shumë se 4 mijë të nënshkruar që kultivojnë dhe shesin pemët e krishtlindjeve.