Zjarr në State Department
Si pasojë e një zjarri, i cili ka shpërthyer në selinë e State Departmentit amerikan në Washington, lëndime të rënda kanë pësuar tre punëtorë, përgjegjës për mirëmbajtjen e ndërtesës, kanë njoftuar autoritetet.
Zëdhënësi i shërbimit të zjarrfikësve, Los Vols, theksoi se zjarri ka shpërthyer në katin e shtatë të ndërtesës dhe se punëtorët ja kanë arritur ta frenojnë para arritjes së zjarrfikësve, por se gjatë këtyre përpjekjeve janë lënduar tre prej tyre.
Zëdhënësja e State Departamentit, Victoria Nuland, theksoi se zjarri ka shpërthyer gjatë punimeve rutinore në mirëmbajtjen e ndërtesës dhe se ndërtesa ishte evakuuar për një kohë të shkurtë.