E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi vizitë tre ditore në Maqedoni

Presidenti i Republikës Bamir Topi nis sot një vizitë tre ditore në Maqedoni.
 

Vizita e kreut të kreut të shtetit ka shtyrë edhe mbledhjen e KLD-së, ku pritej të votohej kandidatura e propozuar prej tij për numrin dy të institucionit të lartë të drejtësisë. Ndërkohë mbledhja e radhës e KLD, pritet të mbahet pas kthimit të kreut të shtetit.
 

Gjatë qendrimit në Shkup, presidenti do të pritet në takime të veçanta nga krerët më të lartë të vendit, ndërsa do të ketë takime edhe me liderët politikë shqiptarë.
 

Vizita e Topit, vjen në një moment kritik të tensionit mes shqiptarëve dhe maqedonasve atje, dhe mendohet që kjo të jetë edhe një nga temat kryesore të takimeve të presidentit Topi.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›