OKB: Tërhiqen sanksionet ndaj Irakut të Sadam Huseinit

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, ka përfunduar sanksionet kryesore kundër Irakut, që ishin ndërmarrë gjatë periudhës së sundimit të Sadam Huseinit.
Në takimin e nivelit të lartë, të kryesuar nga zëvendëspresidenti amerikan, Xhoe Bajden, e ku merrnin pjesë edhe ministri i jashtëm iraken, Hoshyar Zebari, dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, është votuar për përfundimin e rezolutave për sanksione.
Këto rezoluta kishin të bënin me të ashtuquajturin program nafte për ushqim dhe me atë për armatimin për shkatërrim në masë.
Tërheqja e këtyre sanksioneve e largon pengesën kryesore për zhvillimin ekonomik të Irakut dhe e hapë rrugën për ripërtritjen e sovranitetit.