Westerwelle: Tërheqja nga Afganistani fillon në vitin 2011

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Guido Westerwelle, deklaroi se ushtarët e parë gjermanë do të largohen nga Afganistani brenda një viti.
“Kontingjenti gjerman në Hindukush do të zvogëlohet në fund të vitit 2011”, deklaroi Westerwelle gjatë një prononcimi në parlamentin gjerman.
"Në provincat e para përgjegjësia për sigurinë do të kalojë tek afganët brenda gjysmës së parë të vitit të ardhshëm. Ky kalim përgjegjësie nuk do të thotë tërheqje e menjëhershme e trupave, por shënon fillimin e reduktimit gradual të pranisë ushtarake ndërkombëtare në Afganistan, dhe njëkohësisht tërheqjen graduale të Bundesverit. Perspektiva e tërheqjes po merr tani formë konkrete falë përparimeve të arritura në Hindukush", tha Westerëelle.
Në Afganistan, aktualisht ndodhen rreth 5.000 ushtarë gjermanë.