Ruçi: Të hartohet rezolutë për raportin e Martit
Kreu i grupit parlamentar i PS-së Gramoz Ruçi në emër të Partisë Socialiste kërkoi hartimin e një rezolute e cila do të dënojë ashpër raportin e Dick Martyt, i cili përfshin kryeministrin në largim Hashim Thaçi në trafikimin e organeve.
Duke folur në seancën plenare të Kuvendit, Ruçi theksoi se raporti nuk është një sulm ndaj Thaçit por një sulm që i bëhet kombit tonë.
“Të hartohet një rezolutë që përpara se të vemi në Këshillin e Europës, delagacioni jonë t`ua bëjë të qartë të gjithë delegacioneve të shteteve të Europës pasi ky është një atentat dhe jo thjesht një akuzë ndaj Thaçit” theksoi Ruçi.
Ndërkohë duke iu referuar kërkesës së PS-së për hetimin e zgjedhjeve, Ruçi theksoi se mazhoranca po e zvarrit qëllimisht hetimin e zgjedhjeve.
“S`ka asnjë arsye që të zvarritet ngritja e komisionit hetimor që shpreh mungesën e vullnetit politik për të zgjidhur këtë çështje” theksoi Ruçi.