OKB-ja, akuzon forcat e sigurisë siriane

Hetuesit e emëruar nga Kombet e Bashkuara akuzuan forcat e sigurisë në Siri dhe luftëtarët e opozitës se kanë vazhduar t`i shkelin të drejtat e njeriut pavarësisht paralajmërimit për një armëpushim që u publikua gjashtë javë më parë.
Komisioni i Pavarur për Hetime në Siri, i themeluar në vitin e kaluar nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, bëri të ditur të enjten se ushtria dhe forcat e sigurisë në Siri kanë kryer krimet kryesisht nga muaji mars-përfshirë ekzekutimet si pjesë e operacioneve që në shënjestër kishin kundërshtarët e qeverisë.
Komisioni vlerësoi se abuzimet e kryera nga forcat siriane kanë përfshirë torturat e fëmijëve.
Paneli njoftoi se rebelet, kanë eksekutuar dhe torturuar ushtarët e mbajtur peng dhe mbështetësit anti-qeveritarë dhe se kanë rrëmbyer civilët si përpjekje për të detyruar shkëmbimin e të burgosurve.