Su Kji, pas 24 vjetësh planifikon të udhëtojë jashtë Mianmarit

Partia e Aung Sau Su Kji njoftoi se fituesja e çmimit Nobel për Paqe, njëherazi lidere e opozitës, planifikon të udhëtojë jashtë Mianmarit për herën parë në 24 vitet e fundit.
Lidhja Kombëtare për Demokraci bëri të ditur se Su Kji pritet të marrë pjesë në një Forum Botëror për Ekonomi që do të mbahet javën e ardhshme në Tajlandë.
Su Kji kishte jetuar me vite të tëra jashtë Mianmarit para kthimit të saj në vendlindje më 1988, kur ishtet bashkuar me lëvizjen pro-demokratike.
Për shkak të aktiviteteve të saj politike, ajo u burgos më 1989 për të kaluar 15 vite në burg deri në lirimin e saj në nëntor të vitit 2010.
Su Kji fitoi një vend në parlament në zgjedhjet e prillit pas marrjes së pushtetit nga një qeveri civile e cila nisi një varg reformash në shtetin aziatik.