Zelanda e Re, do të rrisë taksën e cigareve 40 %

Qeveria e Zelandës së Re, ka njoftuar se do të rrisë taksën e cigareve për 40 për qind gjatë katër vjeteve të ardhshme, në një përpjekje për të zvogëluar numrin e duhanpirësve.
Në vitin 2016, në Zelandë të Re, kjo rritje e taksave, do të rrisë çmimin e një paqete cigaresh në 15 dollarë.
Autoritetet atje kanë mbështetur planin dhe vendimin që deri në vitin 2025, duhani të ndalohet plotësisht në vendet publike.
Në Zelandë të Re, qeveria në mënyrë të vazhdueshme e ka rritur çmimin e duhanit, për ta bërë koston e tyre të kushtueshme dhe të papërballueshme.