OKB-ja e shqetësuar për dhunën në Irak
Kombet e Bashkuara janë të shqetësuara rreth raporteve për shkelje të të drejtave të njeriut gjatë protestave që kanë përfshirë Irakun.
Përfaqësuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara në Bagdad tha se në mesin e shkeljeve është dhe përdorimi i tepruar i forcës nga trupat qeveritare kundër protestuesve. Kufizimet e mediave dhe arrestimet e gazetarëve janë pjesë e listës së shqetësimeve.
Së paku 14 persona u vranë në protestat e së premtes së shkuar në atë që ishte quajtur "Dita e zemërimit".