NATO-ja pranon vrasjen aksidentale të fëmijëve

Forcat e NATO-s në Afganistan kanë pranuar përgjegjësinë dhe kanë kërkuar falje për vrasjen aksidentale të nëntë fëmijëve afganë.
Të nëntë fëmijët u vranë ndersa kishin dalë në mal për dru kur u goditën nga një aeroplan i NATO-s.
Qindra fshatarë afganë kanë protestuar sot me parrulla kundër SHBA-ve dhe qeverisë afgane. Presidenti Karazi ka kërkuar t`i jepen fund vrasjeve aksidentale të civilëve.