Thaçi e Byhler diskutojnë për sigurinë

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim me komandantin e KFOR-it, Erhard Byhler për gjendjen e sigurisë në vend.
Thaçi e Byhler ndanë mendimin e njëjtë se situata e sigurisë është e qëndrueshme.
Byhler premtoi angazhim më të madh në forcimin e FSK-së. Kreu i KFOR-it e cilësoi bashkëpunimin mes forcës paqeruajtëse dhe qeverisë të shkëlqyer.