E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia e shtetit, Burgaj vijon emërimet e drejtorëve në qarqe

Me ardhjen në detyrë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Hysni Burgaj kanë vijuar edhe lëvizjet dhe emërimet në drejtoritë e policive. Vetëm ditën e djeshme Kryepolici Burgaj ka emëruar 18 drejtorë policie në qarqe të ndryshme të vendit ndërkohë që sot janë bërë emërime të tjera. Ndërkohë ditën e sotme janë emëruar Ylli Metko si Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, Enver Lirza, emërohet Drejtor i Drejtorisë së Administratës së Kufirit e Migracionit në Departamentin e Kufirit e Migracionit dhe Dashamir Maçi, emërohet Drejtor i Personelit në Departamentin e Shërbimeve Mbështetëse.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›