E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB, marrëveshje për listat e zeza të Iranit

Fuqitë e mëdha të Këshillit të Sigurimit kanë rënë dakord mbi listat e zeza që do të lidhen më projektrezolutën mbi sanksionet ndaj Iranit.

Bëhet fjalë për një listë të detajuar me entet dhe individët që do të preken nga sanksionet e OKB-së nëse Këshillit të Sigurimit do të japë dritën jeshile me një votë pozitive.

Lajmin e kanë bërë të ditur burime diplomatike perëndimore. Nesër KS-ja pritet të votojë sanskionet e reja kundër programit bërthamor të Teheranit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›