Gejts: Sanksionet ndaj Iranit do të miratohen së shpejti
Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts, ka deklaruar se shpreson se rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që imponon një raund të ri të sanksioneve ndaj Iranit, për shkak të programit të tij bërthamor, do të miratohet "shumë shpejt".
"Një nga të mirat e rezolutës është se ajo mundëson platformë juridike për shtetet individuale të ndërmarrin aksione shtesë, që shkojnë përtej vetë rezolutës", tha Robert Gejst, në konferencën e përbashkët për gazetarët, me sekretarin britanik të mbrojtjes, Liam Foks, në Londër.
Sekretari Gejts tha se bashkësia ndërkombëtare ka potencial për ta ndaluar zhvillimin e armatimit atomik në Iran.