Hetimet e EULEX-it, Sejdiu:Drejtësia të thotë fjalën bazuar në ligj

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka deklaruar se pavarësia e sistemit të drejtësisë është thelbësore për zhvillimin e shoqërisë dhe për luftën kundër korrupsionit.
Ai u bëri thirrje insitucioneve të drejtësisë në Kosovë që të kryejnë detyrat e tyre jashtë ndikimeve politike.
Në një vizitë në Gjykatën e Lartë, presidenti Sejdiu tha se drejtësia duhet të thotë fjalën e saj bazuar në ligj dhe nuk duhet të paragjykohen gjërat.
Deklaratat e tij pasuan hetimet e misionit të BE-së për sundimin e ligjit në disa nga institucionet e vendit, me dyshimet për përfshirje të zyrtarëve të lartë në korrupsion.
Zyrtarë të EULEX-it thonë se kanë intensifikuar veprimet e tyre dhe se kanë shtrirë hetimet edhe në nivele të tjera.
Autoritetet në Kosovë thonë se do të vihen në krye të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe i kanë bërë thirrje misionit të EULEX-it që të ruaj mandatin e tij në mbështetje dhe këshillim të institucioneve të Kosovës.
Por opozita në Kosovë ka bërë thirrje për largimin nga qeveria të të gjithë të dyshuarve për korrupsion dhe krim të organizuar.