CIA eksperimentoi me të dënuarit e saj
Personeli i CIA-s i periudhës së administratës “Bush” ka kryer eksperimente ndaj të burgosurve të saj për të pasur një mburojë ligjore për torturën dhe për të justifi kuar dhe për t’u dhënë formë teknikave të reja të torturave. Ky është përfundimi i një raporti të sapopublikuar nga mjekët për të Drejtat e Njeriut. “CIA duket se ka thyer të gjitha standardet e pranuara ligjore dhe etike të vendosura pas Luftës së Dytë Botërore për mbrojtjen e të burgosurve nga të shndërruarit në subjekt eksperimentesh”, thuhet në raportin e organizatës. Sipas hetimeve të saj, CIA ka kryer eksperimente si monitorimin e deprivimit nga gjumi për 180 orë të të burgosurve dhe ka eksperimentuar edhe teknikën e quajtur “zhytja në ujë”. Në përfundim të raportit i bëhet thirrje e drejtpërdrejtë Presidentit Obama që të autorizojë prokurorin e përgjithshëm që të hetojë të gjitha akuzat dhe të inkriminojë ata që janë përgjegjës të krimeve të mundshme, nëse janë kryer krime.
#