OKB mbushi 67 vjet

"Duhet që t'i kujtojmë parimet bazë të organizatës e cila promovon tolerancë globale, dialog, paqe. Misioni i Kombeve të Bashkuara është që të ndërtojë një botë më të mirë”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Moon.
Ai me rastin e 24 tetorit, Ditës së OKB-së, tha se e tërë bota duhet që të bashkohet në emër të së mirës së përbashkët dhe të respektohet Deklarata universale për të drejtat e njeriut.
OKB-ja sivjet shënon 67 vjetorin e themelimit, ndërsa nga viti 1948, 24 tetori është shpallur Dita e Kombeve të Bashkuara. Asambleja e përgjithshme e OKB-së në vitin 1971 propozoi që shtetet-anëtare, Ditën e OKB-së ta shënojnë edhe si festë zyrtare.