24 statuja në Apoloni në mëshirë të fatit
Portiku i statujave në qytetin e lashtë të Apolonisë është gati në të shembur. Aty mbahen statujat ende të pa restauruar dhe ka dy vjet në gjendje mëshiruese duke bërë që të gjitha statujat dhe pjesët e gjetura në Apoloni ndër vite të jenë ende të pa mbrojtura dhe jashtë çdo kushti teknik.
Shqetësuese në parkun arkeologjik të Apolonisë mbetet pjesa lindore e portikut të muzeut ku ndodheshin 24 statuja si dhe sende me vlerë të larta arkeologjike .Këto objekte për shkak të kushteve të krijuara janë shpërngulur dhe janë vendosura në vende jo të mira ekspozimi dhe jashtë kushteve atmosferike në ambientet e muzeut.
Kjo për shkak të shkarjes së tokës në janar të vitit 2010 ,e cila dëmtoi seriozisht muret mbajtëse të muzeut si dhe dyshemenë e saj. Prej dy vitesh është premtuar çelja e fondit nga Ministria e Kulturës për restaurimin e godinës.
K.TH