OKB ndërmjetëson mes dy Koreve
Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, me kërkesën e Sekretarit të përgjithshëm, Ban Ki Moon, do të përpiqet të ulë tendosjet mes Koresë së Jugut dhe Koresë së Veriut.
Sekretari i përgjithshëm, Ban Ki Moon, në kuadër të një vizite që zhvilloi në Rio-de-Zhanejro të Brazilit, njoftoi se ka kërkuar nga Këshilli i Sigurimit që për këtë të ndërmarrë masat e nevojshme.
Një grup hetimor me ekspertë nga pesë vende kanë konfirmuar se një sulm i Koresë së Veriut me një torpedo është përgjegjës për fundosjen e një anije luftarake jug-koreane në mars, si pasojë e të cilit kanë humbur jetën 46 marinarë.
Ky incident ka shkaktuar një krizë të rëndë mes dy vendeve që ka vazhduar me një retorikë lufte si dhe me ndërprerjen e te gjitha lidhjeve mes tyre.