E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çekët votojnë për parlamentin e ri

Kanë filluar votimet për zgjedhjen e parlamentit të ri në Çeki.

Anketat e opinionit tregojnë se Partia Socialdemokrate kryeson, por nuk ka shumicën e nevojshme për të krijuar qeverinë.

Partitë në garë duhet të kalojnë pragun zgjedhor prej pesë për qind për të hyrë në parlament.

Çekia që nga marsi i vitit 2009 është drejtuar nga një qeveri e përkohshme. Kjo qeveri u krijua pas rrëzimit të kabinetit të drejtuar nga partitë e qendrës së djathtë.
Zgjedhjet parlamentare do të zhvillohen edhe gjatë ditës së nesërme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›