LB me platformë të re politike

Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim (LB), të dielën ka mbajtur mbledhjen e tretë të rregullt, në të cilën pas një debati të gjatë e të frytshëm, miratoi unanimisht platformën politike të punës 4-vjeçare, e cila së shpejti do të bëhet publike.
Në këtë mbledhje u diskutua edhe për çështje të organizimit të Lëvizjes për Bashkim, çështje të ndryshme të situatës politike.
Po ashtu, u diskutua puna e deputetëve të Lëvizjes për Bashkim në Kuvendin e Kosovës, të cilët morën mbështetjen e Këshillit të Përgjithshëm, thuhet në komunikatën për media të Lëvizjes për Bashkim.