OKB pa qëndrim unik për Palestinën

Në një raport të Kombeve të Bashkuara thuhet se në mesin e 15 anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, nuk ka konsensus për kërkesën palestineze për pranim në OKB.
Në raport theksohet se Këshilli i Sigurimit është i ndarë ndërmjet atyre që e mbështesin kërkesën palestineze, atyre që këtë kërkesë nuk mund ta mbështesin tash dhe rrjedhimisht do të abstenonin në votim dhe atyre që besojnë se kërkesa nuk i plotëson kriteret për anëtarësim dhe e kundërshtojnë atë.
Përfaqësuesi palestinez, Riad Malki, i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara, aleatin më të afërt të Izraelit, për trysni ndaj vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit.
Ai tha se palestinezët nuk do të kërkojnë votim të menjëhershëm për anëtarësim në OKB.