Daum, trajner i ri i Club Brugge
Cristopher Daum është emëruar trajner i ri i Club Brugge. Trajneri gjerman ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë me ekipin belg.
Daum do ta zëvendësojë holandezin Adrie Koster, i cili së fundmi u shkarkua nga ky post. 58 vjeçari ka përvojë të madhe në futbollin evropian. Ai ka udhëhequr ekipe të njohura evropiane si Koln, Stuttgart, Bayer Leverkusen, Austria Vienna, Besiktas e Fenerbahçe.
Daum, i cili kohë më parë kishte qëndruar edhe në Kosovë, do ta nis punën menjëherë, ndërsa do të debutojë pas fundjavën tjetër, pas ndeshjeve të Kombëtareve.