OKB per refugjatet bie numri i azilkerkuesve
“Dinamika globale e azilit po ndryshon”, deklaron Komisioneri i Lartë për Refugjatë në OKB-së, Antonio Guterres. Sipas tij, vetëm në një numër të vogël të vendeve të industrializuara është shënuar rritje e numrit të azilkërkuesve. Sipas agjencisë për refugjatë në Kombet e Bashkuara numri i azilkërkuesve, që përpiqen të hyjnë në vendet e zhvilluara ka rënë për vitin 2010.
Sipas agjencisë, veçanërisht ky numër ka rënë në Evropën Jugore, ku hyrja e azilkërkuesve, kryesisht nga Afrika dhe Azia, është zvogëluar me një të tretën. Të dhënat më të reja tregojnë se 358 800 njerëz kërkuan azil në 44 vende të industrializuara të botës në vitin e kaluar, që është 5% më pak se në vitin 2009 ose 2008, thënë ndryshe 40% më pak se para dhjetë vitesh.