OKB përgatitet t’i kërkojë dëmshpërblim Izraelit
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Bashkuar të Kombeve, Ban Ki-Moon, në raportin që paraqiti në Këshillin e Sigurisë së OKB në lidhje me hetimet në Gaza, kërkoi dëmshpërblime nga ana e Izraelit. Ban Ki Mun theksoi se Izareli ishte përgjigjës dhe se duhet të jepte llogari për këtë.
Në konferencën e përgatitur për shtyp në OKB, Ban Ki Mun deklaroi se kishte dorëzuar në Këshillin e Sigurimit raportin e komisionit hetimor në lidhje me sulmin ndaj personelit dhe ndërtesave të OKB gjatë përleshjeve midis Izraelit dhe Hamasit.
Në raportin e përgjithshëm që botoi OKB, zënë vend 11 këshilla të ndryshme dhe trupat izraelite që nisën operacione ndaj Hamasit gjatë periudhës 27 dhjetor 2008 -19 janar 2009 konsiderohen fajtore për sulmet ndaj OKB. Në pjesën “këshilla” të raportit, theksohet se deklaratat e trupave izraelite se sulmet ndaj ndërtesave të OKB në datat 6 e 15 janar ishin kundërpërgjigje ndaj sulmeve të mëparshme palestineze, janë të pavërteta.
Gjatë sulmeve izraelite vdiqën mbi 1400 persona dhe u plagosën më shumë se 5000 të tjerë, duke qenë njëkohësisht një nga shkatërrimet më të mëdha të Gazës.
Gjithashtu OKB bëri të ditur se qeverisë izraelite nuk i ka pëlqyer raporti dhe se ka nisur ndërhyrjet për të zbutur disa deklarata. Madje ka hipoteza se vetë Sekretari i Përgjithshëm ia ka dorëzuar raportin disi të zbutur OKB. Por Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki Mun i mohoi kategorikisht dyshimet. Ndërsa presidenti Izraelit Shimon Perez deklaroi se nuk do të kërkonin kurrë të falur lidhje me sulmet në Gaza. Ai theksoi se nuk do të pranonte “qoftë edhe një fjalë të vetme” të raportit, ndërsa pranoi se gjatë sulmeve dikush edhe mund të ketë gabuar.