Rama tek Muzeu i Natyrës
Tiranë -Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama është ndalur sot tek Muzeu i Shkencave të Natyrës, ku e ka vlerësuar si absurd vendimin e dhënë nga Gjykata e Lartë. Rama ka kërkuar që presidenti i Republikës Bamir Topi të ndërhyjë për këtë çështje. “Përfshirja në të e Akademisë së Shkencave dhe e gjithë njerëzve të shkencës dhe të kulturës për ta mbrojtur këtë pasuri. Nga ana tjetër, rruga e shqyrtimit shumë të imët të të gjitha fakteve, që kanë çuar në këtë vendim absurd. Pasi pa pasur absolutisht asgjë kundër pronarëve, ne nuk mund të jemi qorr dhe shurdh karshi kësaj pasurie dhe karshi kërkesës së fëmijëve, brezave që do vijnë, të cilëve ia u kemi borxh atdheun bashkë me të gjitha pasuritë e tij”-theksoi kreu socialist.
Pak histori per Muzeun e Shkencave te Natyres
- Pjesa qendrore e godinës është ndërtuar në vitet ‘30.
- Pas pushtimit Italian, në vitin 1940, godina u mor nga shteti dhe u ndërtuan nga shteti edhe pjesët e tjera të saj, krahët anësorë dhe sallat e mëdha. Këto u ndërtuan si ambjente në funksion të avionëve dhe Aeroportit të vjetër.
- Pas lufte godina mbeti në pronësi të shtetit dhe në vitin 1949 u kthye në Muze i Shkencave të Natyrës. Kjo u bë pasi ndërkohë ishin sekuestruar pjesa më e madhe e koleksioneve të Jezuitëve dhe Franceskanëve të Shkodrës dhe nuk kishte ku të vendoseshin këto koleksione.
Fillesat e koleksioneve të Shkodrës datojnë që prej viteve ’20. Gjithashtu në këta 40 vjet atje janë depozituar të gjitha raritetet e florës dhe faunës shqiptare, e gjithë historia e saj, si edhe të gjitha të dhënat dhe speciet të cilat janë zhdukur dhe nuk egzistojnë më.
Muzeu është unikal në Shqipëri dhe nder 3 apo 4 Muzetë e llojit për të gjithë Rajonin. Si i tillë ai është referenca unikale për të gjithë botën shkencore ndërkombëtare dhe Universitetet e huaja.