OKB përshëndet vendimin e qeverisë shqiptare për pranimin e 210 rezidentëve nga Kampi “Hurriya” në Irak
"Të ndiqet shembulli i Shqipërisë nga vendet e tjera"
Komisioneri i Lartë i OKB-së për refugjatët, Antonio Guterres, përshëndeti vendimin e qeverisë shqiptare për pranimin e 210 rezidentëve nga Kampi Hurriya në Irak për në Shqipëri. Ai tha se ky përbën një shembull të mirë të solidariteti të Shqipërisë, që duhet ta ndjekin edhe vende të tjera. Kampi ka parë kohët e fundit përkeqësimin e sigurisë të banorëve të saj, ku në shkurt nga një mortajë u vranë tetë persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. “Ky propozim është një demonstrim i solidaritetit ndërkombëtar dhe inkurajojmë fuqimisht vendet e tjera të ndjekin shembullin e Shqipërisë dhe të ofrojnë zgjidhje për banorët e kampit, që tu jepet mundësia të zhvendosen edhe jashtë Irakut”- tha zoti Guterres Dy ditë më parë qeveria shqiptare komunikoi se do të strehojë 210 muxhahedinë nga Iraku, gjatë takimit të zhvilluar mes kryeministrit Berisha me Zv.Ndihmës Sekretaren në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Zyrën e Çështjeve të Lindjes së Afërt, znj. Barbara Leaf.
...