OKB, raport për përdorimin e torturës
OKB-ja ka publikuar ditën e shtune një raport për përdorimin e ushtrimit të torturës në shumë vende të botës. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara tortura është në shumë shtete, me gjithë dënimin e saj nga komuniteti ndërkombëtar, pjesë e sistemit të drejtësisë.
"Tortura është një krim, dhe ndalimi i saj është themelor dhe i padiskutueshëm," u shpreh në Neë York, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Torturës këtë të shtunë. Rreth 50 shtete, përfshirë Iranin, Birmaninë dhe Vietnamin, nuk e kanë nënshkruar konventën ndërkombëtare të OKB-së kundër torturës të vitit 1987. Ban iu bëri thirrje këtyre shteteve të nënshkruajnë marrëveshjen dhe të hapin burgjet e tyre për kontroll nga ana e OKB-së. Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International paralajmëroi për lëkundjen e ndalimit të torturës edhe në shtetet e së drejtës. Nën kërcënimin e rrezikut të terrorizmit justifikohet keqtrajtimi i të burgosurve, ka bërë të ditur, AI.
Probleme me heqjen e dënimit me anë të torturës ka qenë dhe vazhdon të mbetët edhe në ushtrinë amerikane. Janë zbuluar metoda të torturës me anë të cilave shpeshherë ushtria amerikane nxjerr sekretet. Por përfaqësuesit e lartë të ushtrisë amerikane janë shprehur se ka një ngatërresë koncepti sipas saj.