E Diel, 1 Nëntor 2026

Ivanov pret vitin tjetër në Ohër 3 presidentët ballkanik

Duket se takimi i së shtunës në Prizeren midis presidentëve të rajonit po bëhet tradicional, pasi gjatë vitit të ardhshëm pritet të zhvillohet një takim i tillë në Ohër të Maqedonisë.

Lajmin u bë i ditur nga presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov, i cili ka theksuar se vitin e ardhshëm do të jetë ai organizatori i një minisamiti ballkanik të presidentëve.

"Kjo tregon se në rajon ndryshon ambienti, kjo tregon një pasqyrë pozitive për ne. Dhe në atë frymë unë i ftova presidentët që vitin e ardhshëm të jenë mysafirë në Ohër në Maqedoni", ka theksuar Ivanov gjatë një konference shtypi në Shkup.

Gjatë fjalës së tij, presidenti maqedonas ka vlerësuar marrëdhëniet me Kosovën, duke përmendur këtu hapjen e ambasadës si dhe nënshkrimin e një sërë marrëveshjesh të rëndësishme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›