Samiti rajonal, Topi:Kryefjala e takimitlëvizja e lirë
PRIZREN- Samiti rajonal i thirrur nga presidentit Fatmir Sejdiu, në Prevallë të Prizrenit, që filloi punimet paraditen e sotme me pjesëmarrjen e Presidentit të Shqipërisë, Bamir Topi, të Maqedonisë Gjorgje Ivanov dhe të Malit të Zi, Filip Vujanovic ka përfunduar rreth orës 17:00 të pasdites me një deklaratë të përbashkët për shtyp të katër krerëve të shteteve fqinje.
Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi e ka cilësuar këtë takim si të shkëlqyer dhe me simbolikë të vecantë, pasi sipas Topit, “ka nisur në Vlorë ka vazhduar në Ohër dhe sot zhvillohet në qytetin historik të Prizrenit. Zhvillohet në Kosovë që ka një zhvillim të ndjeshëm nga 2 vjet më parë. Janë 2 vite që tregojnë se Kosova e populli i saj i janë bashkuar ëndrrës së përbashkët euroatlantike”.
Duke e vënë theksin tek e ardhmja europiane Presidenti Topi ka deklaruar se tashmë rrugës së Maqedonisë e Malit të Zi drejt lëvizjes pa viza do ti bashkohet së shpejti edhe Shqipëria, por sipas tij jashtë këtij procesi nuk duhet të mbetet Kosova.
“Kemi folur shumë për lëvizjen e lirë të njërëzve, Maqedonia e Mali i Zi e kanë fituar statusin edhe ne kemi qenë të gëzuar që dy fqinjët tanë e kanë këtë status. Shqipëria është në prag të marrjes së këtij statusi, kam parë që i njëjti gëzim qendron edhe tek kolegët e mi. Shpreha qëndrimin tim që statusit të lëvizjes së lirë nuk duhet ti qëndrojnë larg edhe qytetarët e Kosovës. Thirrja është për partnerët tanë ndërkombëtarë”, - theksoi Topi.
Presidenti Topi i frymëzuar edhe nga bisedat me homologët e tij Sejdiu, Ivanov e Vujanovic ka deklaruar se është forcuar ndjeshëm dialogu politik në rajon dhe ky bashkëpunim sipas tij do ti kontribuojë në veçanti luftës ndaj krimit të organizuar.
"Është forcuar ndjeshëm dialogu politik në rajon. Përtej dialogut politik dhe atij njerëzor kërkojmë të ndërtojmë edhe projekte të përbashkëta. Kisha detyrim të shpalosja të gjitha predispozicionin e Shqipërisë për lidhjen me anë të rrugës me Kosovën, c´ka tregon se Shqipëria po punon për lidhjet infrastrukturore me shtetet fqinje. Bashkëpunimi jonë do ti kontribuojë luftës ndaj krimit, hapjes së kufijve”, -theksoi presidenti.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi rajonal, 4 krerët kanë shprehur dëshirën që takimit të radhës të mos i mungojnë edhe presidentët e Greqisë e Serbisë.
(m.a/BalkanWeb)