E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB rezolute e re kunder Sirise


Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania do t’i kërkojnë OKB-së që të kalojë një rezolutë ndëshkuese për dhunën në Siri, lajmëruan të martën mediat ndërkombëtare.

Një nismë e tillë u hodh poshtë në muajin tetor nga vetoja ruse dhe kineze, që shprehën shqetësimin e tyre se rezoluta mund të përdorej si justifikim për një ndërhyrje si në Libi. Megjithatë, duket se tre fuqitë e mëdha europiane kanë përpunuar një dokument të ri, i cili pritet të jetë më i pranueshëm nga të gjithë.

Rezoluta do të paraqitet fillimisht në përfaqësinë e përgjithshme të shteteve, ku Londra, Parisi dhe Berlini shpresojnë të SiriaSiri, zjarr autobusit me besimtarë turq Siri, Assad: Konflikti do të vazhdojë Siria rrezikon sanksionet fitojnë një mbështetje të gjerë ndërkombëtare, përpara se dokumenti të kalojë për miratimin në Këshillin e Sigurimit.

SHBA, Britania e Madhe, Franca, Rusia dhe Kina janë pesë superfuqitë që u njihet e drejta e vetos dhe që formojnë këtë Këshill, së bashku me dhjetë antarë të tjerë të zgjedhur ne rotacion.

Ndërkohë, Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i bëri thirrje presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, që të japë dorëheqjen menjëherë, për të shmangur gjakderdhje të reja.

Të hënën, një autobuz turk u vendos nën breshërinë e armëve të ushtarëve qeveritarë, në një ngjarje që është trajtuar si një incident i rëndë diplimatik nga Ankaraja zyrtare.

Më shumë se 3 500 persona kanë humbur jetën në Siri që prej fillimit të revoltave në muajin mars, vlerëson Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Zjarri në Tiranë, qindra miliona të shkrumbuar
Arrestohet pronari i fishekzjarreve
Procedurat e reja të pasaportave
Shqipëria, një vend ku vidhet edhe mendimi
Mbrëmjet e Berlusconi-t, shtyhet gjyqi kundër tre personave
Sabri Godo shtrohet në spital

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›