SHBA vrasja ne gjimnaz sepse viktima ishte gay

Një adoleshent amerikan pranoi të martën se vrau një prej shokëve të tij të klasës pasi ai ishte gay dhe sepse dyshonte që po flirtonte me të.
Brandon McInerney u fut në gjimnazin e tij në Los Anxhelos me një pistoletë dhe qëlloi dy herë mbi 15-vjeçarin Larry King, në shkurt të vitit 2008.
Pas një marrëveshje me autoritetet, tashmë 17-vjeçar, McInerney pranoi akuzat për vrasje të paramenduar dhe armëmbajtje pa leje. Ai mund të dënohet deri në 21 vjet heqje lirie, pasi përfiton ulje dënimi për shkak të moshës minorene.
14 vjeç në momentin e kryerjes së krimit, adoleshenti qëlloi shokun e tij të klasës nga pas, ndërsa ai ishte ulur përpara një kompiuteri, në praninë e nxënësve të tjerë.
Avokati mbrojtës është përpjekur të justifikojë vrasjen me tronditjen emocionale që ndieu minoreni për shkak të flirtimeve seksuale të padëshiruara. Babai i viktimës, Greg King, deklaroi: “Djali im ka patur një jetë të ndërlikuar, por ai nuk meritonte të vritej”.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Zjarri në Tiranë, qindra miliona të shkrumbuar
Arrestohet pronari i fishekzjarreve
Procedurat e reja të pasaportave
Shqipëria, një vend ku vidhet edhe mendimi
Mbrëmjet e Berlusconi-t, shtyhet gjyqi kundër tre personave
Sabri Godo shtrohet në spital