E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njeriu ka krijuar qenin

Ekziston një shumëllojshmëri racash të së njëjtës specie, asaj që konsiderohet si miku më i mirë i njeriut, qenit. Shumëllojshmëri në përmasa, paraqitje, madhësi veshësh, gjatësi, peshë, sasi qimesh etj. por të gjitha këto varietete, e gjithë kjo shumëllojshmëri është fryt i një evolucioni artificial e aspak natyral, i krijuar nga njeriu.

Miku më i mirë i njeriut është shndërruar kështu në kafshën me më shumë lloje në planet, e çuditshme duke konsideruar faktin se pjesa më e madhe e rreth 400 racave të qenve, egzistojnë maksimumi prej dy shekujsh. Por e shpjegueshme duke marrë parasysh disa arsye praktike e gjithnjë e më shumë kapriciot e vetë njerëzve.

Njerëzit kanë modifikuar procesin evolutiv duke kombinuar aspektet më të ndryshëm ndërmjet çiftimit të qenve me karakteristika të ndryshme, e më pas duke përzgjedhur si riprodhues pasardhësit që paraqesnin karakteristikat e dëshiruara në formën më të dukshme.

Njeriu filloi ta zbusë qenin rreth 15-20 mijë vjet më parë, kur ujqit gri filluan të kërkonin ushqim pranë tyre, kjo çoi edhe në diferencimin e jashtëzakonshëm të kësaj specie si pasojë e ndërhyrjes njerëzore.

Sikur në specien tonë të ekzistonte e njëjta shumëllojshmëri, atëherë duke konsideruar vetëm një aspekt si gjatësia si rrjedhojë do të kishim individë të gjatë nga 50 centimetra më i shkurtri deri te 9.5 metra më i gjati.

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›