Botohet libri në anglisht i diplomatit Shaban Murati
TIRANË- Diplomati dhe analisti i njohur për çështjet ndërkombëtare Shaban Murati publikon me rastin e 4-vjetorit të pavarësisë së Kosovës librin me analiza "The albanian question. After the Independece of Kosovo". Libri në fjalë përmban analiza që Murati i ka publikuar më parë, por këtë herë sillen në anglisht, në mënyrë që opinioni i gjerë ndërkombëtar të njohë pikëpamjet e shqiptarëve të Shqipërisë sa i takon çështjes së Kosovës. "Shaban Murati është një nga diplomatët më të spikatur të vendit tonë", citohet Ilir Meta të ketë thënë për Muratin kur ai ishte Ministër i Jashtëm. "Një libër i shkëlqyer i autorit Shaban Murati, diplomat, intelektual, dhe një specialistët më të njohur të çështjes shqiptare në territoret tona", - citohet ambasadori i parë i Kosovës në Tiranë, Gazmend Pulaj. Libri në fjalë është botuar nën kujdesin e Institutit Shqiptar të Mendimit Islam dhe Civilizimit. Sipas botuesit të këtij libri, Ramiz Zekaj, libri në fjalë është “një analizë shkencore e situatës së re në rajon pas pavarësisë së Kosovës”. Zekaj shton më tej në hyrje se “autori i librit e njeh Kosovën si shtet tjetër, por sa i takon çështjes shqiptare, Kosova dhe Shqipëria janë i njëjti shtet.”
(el.me/GSH/BalkanWeb)
(el.me/GSH/BalkanWeb)