E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-të përndjekurit, grushta deputetit të PD-së, Ilir Rusmali

TIRANE- Deputeti i PD-së Ilir Rusmali është goditur dje me grushte pak metra larg selisë së parlamentit nga një ish i përndjekur politik. Gazeta Shqiptare shkruan sot se, shkak për grushtat është bërë një rast i rrallë ku kufoma e ish të përndjekurit Grigor Zaharia prej afro një muaji qëndronte në morgun e Tiranës dhe nuk varrosej pasi i ndjeri nuk kishte të afërm dhe miqtë e tij nuk gjenin para për ta varrosur.

Pikërisht dje teksa ish të përndjekurit kërkonin ndihma përpara Kuvendit, për ta varrosur Zaharinë, ka dalë për një kafe nga salla e parlamentit deputeti i PD-së Ilir Rusmali i cili ka kaluar indiferent dhe mospërfillës ndaj arkivolit dhe homazheve të ish të përndjekurve që po bëhej anës rrugës duke mos shprehur asnjë interes se çfarë po ndodhte aty.

Pikërisht ky indiferentizëm i Rusmalit ka sjellë dhe reagimin e ashpër të njërit prej ish të përndjekurve, 47-vjeçarit Lirak Bejko i cili e ka goditur disa herë me grushta në fytyrë.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në Gazeta Shqiptare)
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›