Vetehelmohet e mitura, arrestohet i dashuri
Dashuria e mohuar nga familja, dyshohet te jete shkaku i veteflijimit te nje 17-vjecareje nga Divjaka, dy dite me pare. Policia arrestoi te dashurin e saj, Sofokli Selmanaj, 35 vjec, nga Vlora, dhe i kerkuar prej nje viti per vepren penale te falsifikimit. Denoncimi eshte bere nga familja e viktimes Majlinda Duda, e cila nderroi jete ne spital, pas disa oresh per shkak te konsumimit te nje kokrre fostoksine.
Prinderit i treguan policise se 35-vjecari kishte shtyre drejt veteflijimit te mituren, duke e mashtruar dhe here pas here i bente presion psikologjik dhe e dhunonte fizikisht. Policia bllokoi nje dokument, deshmi drejtimi mjeti te falsifikuar, te dyshuarit. Por nje tjeter version i servirur nga banoret dhe vete 35-vjecari eshte fakti se prinderit e vajzes kishin debatuar me te bijen diten e ngjarjes. Ata nuk pranonin lidhjen e 17-vjecares me Selmanajn, edhe per shkak te diferences se madhe te moshes qe kishte cifti. Pas grindjes me familjaret, vajza ka vendosur qe te vetesakrifikohet, duke konsumuar fostoksine, gje qe i ka shkaktuar humbjen e jetes. Burime zyrtare thane se babai i viktimes, Aleks Duda, ka bere denoncimin ne komisariat per vlonjaten, duke e akuzuar si shkaktar.
Familja donte qe Majlinda te hiqte dore prej te dashurit te saj, jo vetem per diferencen e madhe te moshes qe kishte me te, por duke i thene gjithmone se Selmanaj e donte per ta trafikuar jashte shtetit. Por vajza vazhdonte te pretendonte se duheshin. Diten e enjte, ajo ishte takuar me te dashurin Sofokli Selmanaj, ndersa disa ore me pas ka perdorur fostoksine, per t'i dhene fund jetes. Policia tha se ka nisur hetimet per kete rast dhe po merr ne pyetje te dyja palet per te zbardhur te verteten. Selmanaj ka mohuar gjate marrjes ne pyetje qe te kishte perdorur dhune psikologjike, apo fizike, gjate kohes qe ishte lidhur me 17-vjecaren. Ai akuzohet per "shkaktim vetevrasjeje", ndersa pritet te dale ne Gjykaten e Lushnjes per mase sigurie. Dosja hetimore gjendet ne duart e Prokurorise se Rrethit qe po investigon rreth ngjarjes tragjike, per te zbuluar nese i dashuri shtyu ne veteflijim vajzen, apo grindja me prinderit per shkak te lidhjes.
Xh.Beharaj