Saranda – cfare thone pushuesit
Vasil Papa, nga Finiqi
"Saranda, nje bukuri e rralle"
Jam nga Finiqi, dhe kam ardhur prej pese ditesh ne plazh se bashku dhe femijet e mi. Mendoj se Saranda eshte qyteti ku gjen prehjen dhe kenaqesine e deshiruar. Femijet e mi, edhe pse mund te pushojne jashte shtetit, pelqejne plazhet e Sarandes me teper, per bukurine qe kane. Po keshtu, edhe une. Jam i kenaqur dhe nuk jam i befasuar. Po mendoj se ka shume ndryshime per mire kete vit. Uji eshte i paster si kristal dhe te tille zor se e gjen ne nje vend tjeter. Ndaj, ftesa ime eshte: "Ejani ne Sarande". Sigurisht qe ka me per te ndryshuar, por e pergjithshmja eshte pozitive dhe ia vlen te vish per pushime ne kete qytet te bukur bregdetar dhe te provosh ujin e Jonit.
Odise Sejko, 24 vjec
"Plazhit i mungojne kendet e lojerave"
Kam ardhur ne plazh se bashku me te fejuaren time, nga Tirana, qe eshte studente, Dolora. Mendoj se plazhit i mungojne kendet e lojerave. Nuk ka shume variacion per t'u ndjere mire gjate dites ne bregdet. Ka klube, ka muzike, po kendet e lojerave nuk duken gjekundi. Nuk eshte plazhi vetem qendrimi ne uje. Por, duhet edhe argetimi i femijeve qe marrin me vete ciftet, apo per ne te rriturit. Ku te shkosh per te luajtur nje pingpong, tenis, volejboll, futboll, apo te besh gjimnastiken e mengjesit. Keto mjedise mungojne teresisht ne Sarande dhe mendoj se duhet te veprohet per te marre masa per sezonin e ardhshem turistik dhe qe t'i vihet ne sherbim pushuesve vendas e te huaj.
Drita Bruzja, nga Tirana
"Shteti duhet te vere dore me investime"
Ne Sarande gjendem prej disa ditesh, pas permiresimit edhe te kushteve atmosferike. Ajo qe me pelqen me shume eshte deti dhe mendoj se eshte nje kryeveper qe e ka krijuar vete natyra. Une pres te gjej ne Sarande kryevepren qe do te ndertoje vete njeriu dhe qe te merren masa per te mos u shemtuar. Ajo qe me lodh me shume eshte rruga per te ardhur ne Sarande. Rruga nacionale eshte njelloj si nje shteg dhish. Pas nje troshitjeje dhe tejlodhjeje te duhet te humbesh dy-tre dite qe te qetesohesh. Ketu duhet vene dore urgjent. Po edhe hyrja e qytetit mund te ndryshohet dhe duhet zgjeruar, pasi kthehet ne qender te vemendjes nje sezon te tere dhe duhet permiresuar me tej.
Viktor Sollaku, pushues
"Saranda po betonohet me ndertime"
Une mendoj se Saranda ishte me e bukur kur ishte ndryshe. Tani ndertimet pa leje te zene frymen. Rruget dhe lulishtet po e pesojne me teper. Te duket se je jo ne qytetin me te qete, por ne nje lagje, ku lartesite e pallateve rivalizojne me malet perreth. Eshte duke u betonuar qyteti. Dhe kjo do te thote se pushuesit nuk ndihen mire, perderisa une, qe me dhemb Saranda me shume, ndihem si ne shtepi te huaj. Pastaj edhe zhurmat e ndertimit dhe vecanerisht cekicet gjemojne per te te lene pa gjume. Po keshtu edhe gjelberimi eshte pakesuar ne qytet dhe nuk eshte bere asgje me teper per te terhequr sa me shume pushues qe e lakmojne zonen dhe pozicionin gjeografik ne te cilin ndodhet.
Ari Muho, 13vjec, nga Tepelena
"Ka shume papasterti, midhje e peshk"
Ky bunkeri ketu ne det nuk e di se c'perfaqeson megjithese jam futur dhe luaj duke u kacavjerur me bashkemoshataret perdite. Nuk e di qe ketu do te ndertohet nje zyre informacioni. Mua me pelqen deti dhe qendroj i pagjume, duke enderruar qe ta provoj cdo cast. Por, me vjen keq se nuk mund te shtrihem ne nje plazh te paster. Ka shume mbetje e papasterti. Dua te eci ne rruge pa pislleqe dhe ku te mos shitet peshk e midhje. Se turistet dhe pushuesit kerkojne te jete bukur dhe paster rruga, hoteli, e kudo tjeter qe te ecin. Po keshtu, kete gje kerkojme edhe ne femijet e vegjel, qe vijme ne Sarande per te pushuar. Ne kerkojme hapesira per te luajtur dhe per te kaluar dite te bukura ne Sarande.
Rovena Magllara, mesuese
"Nuk investohet per femijet pushues"
Plazhi ka me shume rere kete sezon. Por mendoj se mungon infrastruktura per te kaluar pushime te gezuara ne radhe te pare per femijet tane. Kerkohet te ndryshoje gjithcka per femijet, per te cilet investohet fare pak. Keshtu qe, per ta, mbetet te luajne vetem me rere dhe kova, apo qe te zhgerryhen dhe te behen pis. Dhe ndodh keshtu kur ka shume mundesi qe ata te edukohen edhe permes pushimeve. Vihet re se mungojne lojerat, shkollat verore, ambientet per femijet dhe shume gjera te tjera. Edhe keto ndertimet jane shume afer detit, ndersa mendoj se kerkohen investime per te mbajtur te paprekur bregdetin. Edhe mbetjet e ndryshme krijojne shqetesime dhe papasterti ne kete zone.
Dolora Berika, Tepelene
"Cmimet e hoteleve nuk kane ndryshuar"
Per cmimet e fjetjes ne hotel nuk ka ndonje ndryshim te madh. E verteta eshte se pagesa e nje nate eshte ajo qe eshte deklaruar qe ne fillim te sezonit. Pastaj ka mundesi per cilindo qe te perzgjedh per te paguar vlera te ndryshme per hotele te niveleve dhe cilesi te ndryshme. Po keshtu, edhe gatimi apo sherbimet e tjera. Mendoj se gjithcka eshte normale dhe e qete. Megjithese per panoramen qe ofron plazhi duhet te behet me teper, sikurse edhe per qetesine qe kerkojne te gjejne pushuesit qe vijne nga qytetet, apo nga jashte vendit. Gjithsesi, e pergjithshmja eshte pozitive dhe mund te kalohet mire ne kete bregdet jugor. Shpresojme qe vitin tjeter te jete me ndryshe dhe me mire.