Ferguson do të nderohet me statujë

Manchester Unitedi po planifikon t’ia ndërtojë një statujë menaxherit Alex Ferguson në Old Trafford, në fund të këtij muaji.
Trajneri skocez, i cili e udhëhoqi ekipin anglez qe 26 vjet, do të nderohet për punën e bërë nga skulptori Philip Jackson, të premten, më 23 nëntor.
Statuja do të zë vend në një pozitë të çmuar, afër hyrjes ‘Sir Alex Ferguson Stand’, ish North Stand, që ishte riemëruar vitin e kaluar. “Klubi po ashtu do të zbulojë vepra arti dhe gjëra të tjera, që do t’i ilustrojnë arritjet e Fergusonit gjatë karrierës së tij si trajner”, shkruan në uebfaqen zyrtare të Manchester Unitedit.