Pranga grekut, i gjendet një afgan në valixhe
Shtetasi grek u arrestua duke hyrë në Itali nëpërmjet Portit të Barit nën akuzen e favorizimit të emigracionit klandestinë . Ai po transportonte dy vëllezër afganë, 15 dhe 17 vjec. Në momentin e kontrollit policia gjeti 15 vjecarin Brenda valixhes në bagazh, ndërsa 17 vjecarin poshtë sediljes të mbuluar me batanije, të dy në gjendjë të mirë shëndetsore. Ata deklaruan se kishin paguar që në Greqi një shumën prej 2600 euro. Vëllezrit afganë iu besuan një azili për emigrant në qytetin e Barit ndërsa policia ka nisur hetimet për persona të tjerë që mund të jenë implikuar në favorizimin e emigracionit klandesitinë.