E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haiti, Hillary Clinton shpall planin e ndihmës të SHBA-së për Haitin

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton i siguroi autoritetet dhe popullin fatkeq të Haitit se vend i saj do të ofronte asistencën e tij maksimale për zgjidhjen e kësaj situate të paprecedentë. Zonja Klinton e dha këtë deklaratë gjatë vizitës zyrtare që ajo po zhvillon në shtetin i cili po kalon një nga katastrofat më të mëdha humanitare në historinë e njerëzimit. Së bashku me zonjën Klinton ishte edhe zyrtari më i lartë i Haitit, presidenti i vendit Rene Preval.
Ndërsa presidenti i Haitit, Rene Preval, i shprehu mirënjohjen e tij për ndihmën e jashtëzakonshme dhe gatishmërinë që ka shfaqur SHBA-ja për të përballuar pasojat e pallogaritshme të tërmetit biblik që përjetoi shteti ishullor i paqësorit të jugut.
Gjithashtu Preval falenderoi presidentin Obama i cili vendosi që të krijonte një fond i cili do të ishte nën kujdesin e dy ish-presidenteve Bill Klinton dhe George ë. Bush.
"Inicitiva e presidentit Obama për të punuar mbi një fond ndihme e cila do të jetë nën e kujdesin e dy ish-presidentëve është një fakt i cili tregon mbështetjen e pashembullt të SHBA-së."- pohoi presidenti Haitian Preval.
Ndërsa vetë ish-zonja e para, Klinton rrëfeu planin e ndihmës që do të jetë i gatshëm për shtetin haitian për të përballuar situatën e post-tërmetit.
Klinton pohoi se SHBA do të dërgonte në Haiti me mijëra ushtarë, marinarë dhe persona vullnetarë për të ndihmuar popullatën e këtij vendi.
Kontigjenti i parë i ndihmës në personel do të jetë në javën e ardhshme. Sipas informatave pritet që rreth 7 mijë persona nga organizat qeveritare amerikane të vijnë që të punojnë vullnetarisht në Haiti, për të lehtësuar dhimbjen e këtij kombi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›