Ndihma per Kosoven, 2 miliarde USD
Bashkesia nderkombetare do te jape per shtetin me te ri te botes, dy miliarde dollare deri ne fund te vitit ne vazhdim. Nder to, te pakten 25 per qind mbulohen nga Shtetet e Bashkuara. Keto i beri te ditura dje zyrtari i larte i Departamentit amerikan te Shtetit, Daniel Frid, ne nje deklarim per mediat. "Amerika dhe partnere te tjere nderkombetare do te luajne rolin e tyre per ta nxjerre Kosoven nga ngecja ekonomike e dekadave te fundit", premtoi Frid. Deklarata e tij vjen pasi Kongresi amerikan ka miratuar shumen prej 335 milione USD si ndihme ndaj Kosoves.
Z.Frid tha se Kosova ka nisur me nje fillim te mbare qe nga shpallja e pavaresise nga Serbia, por tani i duhet nje ndihme dhe me e madhe. "Qe nga dita e shpalljes se pavaresise, kosovaret kane vepruar me shpejtesi per te vene ne zbatim detyrimet qe rrjedhin nga plani Ahtisari", ka evidentuar Frid. Parlamenti i Kosoves miratoi ne nje nga mbledhjet e tija te para, nente nga ligjet qe permban ky plan per ceshtje qe perfshijne mbrojtjen e pakicave, imunitetin diplomatik, policine dhe veteqeverisjen lokale. Ligje te tjera jane ne faza te ndryshme te procesit te hartimit. Ne kete rezyme, Frid evidentoi dhe faktin se Kosova ka pergatitur projektkushtetuten, per te cilen Shtetet e Bashkuara mendojne se eshte ne perputhje te plote me planin Ahtisari dhe mund te miratohet brenda disa javesh.
Duke u ndalur ne argumentet financiare, z.Frid tha se "Kosoves i duhen rreth 2 miliarde dollare ndihma nga jashte deri ne fund te vitit". Ai konfirmoi se Shtetet e Bashkuara do te kontribuojne me te pakten 25 per qind te shumes, ndersa Bashkimi Evropian do te mbuloje pjesen tjeter. Shumen amerikane e ka konfirmuar dje edhe zyrtarja tjeter e larte e DASH, Rozmari Dikarlo. Ajo siguroi se Kongresi amerikan ka miratuar fondin prej 335 milione dollaresh per Kosoven. Dikarlo shtoi se "ne po shohim edhe nismat ne fusha te tjera, pasi jemi te interesuar te ndihmojme ne fushen e rendit dhe ligjit, si dhe ne zhvillimin ekonomik". Ajo siguroi edhe se "do te punojme shume ngushte me donatoret kryesore, ne menyre qe te bashkerendojme mbeshtetjen tone".