E Shtunë, 31 Tetor 2026

Radikalet rezolute per Kosoven, percarje ne parlament

Rezoluta per Kosoven e hedhur per votim ne Parlamentin e Beogradit, percan lideret serbe. Drafti kerkon qe Serbia te deklarohet se angazhohet te futet ne Bashkimin Evropian vetem se bashku me Kosoven, si pjese te saj. Por, kjo rezolute ka nxitur debate ne koalicionin qeveritar dhe mund t'i jape atij goditjen e fundit. Propozimi ka percare thelle edhe nje here koalicionin qeveritar, pasi Partia Demokratike e Presidentit Boris Tadic eshte kunder nje ideje te tille. Tadic verejti se ne rezolute kerkohet qe BE ta njohe Serbine ne teresi dhe BE-ja nuk njeh shtete. "Ne kete rast, paralajmeroi Tadic, meqe s'do te kishte mundesi te pergjigjej ne nje kerkese te tille, do te nderpriste integrimin".
Megjithate, rezoluta ka mbeshtetje nga perfaqesuesit e Partise Demokratike te Serbise, se udhehequr nga Kryeministri Vojisllav Koshtunica. Analistet thone se kjo mund te sjelle qeverine deri ne percarjen e saj te fundit. Partite politike te bllokut demokratik kane thene se kjo nuk mund te ndodhe, por nese nje gje e tille kalon ne Kuvend me perkrahjen e shumices radikale, atehere marredheniet ne Qeveri do te shqyrtohen seriozisht. Sipas tyre, nje rezolute e tille nuk ka per qellim te mbroje Kosoven dhe as ta ruaje teresine territoriale, por te izoloje Serbine. "Kjo do te ishte e tmerrshme per Serbine, por edhe per koalicionin", evidentojne partite e bllokut demokratik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›