E Shtunë, 31 Tetor 2026

UNMIK, serbeve: Harrojeni ndarjen

Ndarja e perfolur e shtetit te ri mbetet nje iluzion dhe askush nuk duhet te mendoje se nje enderr e tille mund te gjeje vend ne realitet. Kete siguri e dha dje shefi i Misionit te Kombeve te Bashkuara ne Kosove (UNMIK), Joakim Ryker. Ai gjendej ne Mitrovice, ku zhvilloi dhe nje debat me studentet serbe dhe banore te tjere te ketij minoriteti. Ai denoncoi se studentet e Mitrovices, jane nder pergjegjesit per demonstratat qe kemi pare keto dite. Ryker sqaroi se "bashkesia nderkombetare nuk pranon kurrfare ndarjeje te Kosoves" dhe kerkoi qe "komuniteti serb te integrohet ne kuader te sistemit legal e te shmange praktiken e funksionimit permes strukturave paralele". Duke siguruar se nuk ka ndarje te Kosoves, Ryker siguroi se "e ardhmja e Kosoves eshte integrimi i saj ne Bashkimin Evropian". Shefi i UNMIK-ut mbetet ende autoriteti kryesor ne Kosove, edhe pas shpalljes se pavaresise. Kete pozite, ai do ta kete edhe per disa jave ne pritje qe te zevendesohet nga misioni EULEX i BE-se, i cili do te kete vetem nje pjese te vogel te kompetencave qe kishte misioni i OKB. Kompetencat e tjera i kalojne shtetit te Kosoves.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›