ONUFRI 2008,. Me Too late dhe Puzzle, Driant Zeneli merr çmimin e parë

> Përfundon edicioni i XV i konkursit. Fituesit dy emra të rinj të artit pamor
Driant Zeneli është fituesi i konkursit ndërkombëtar të Onufrit 2008. Ai u shpall fitues i çmimit të parë me dy video instalacionet me titull Too late dhe Puzzle 130, duke u ndjekur nga Heldi Pema me dy printime në letër fotografike të titulluara Në mur dhe Pa titull. Mbrëmja e natës së mbrëmshme solli dhe përfundimin e garës së punimeve të paraqitura në edicionin e XV-të të konkursit ndërkombëtar të arteve pamore Onufri 2008. Juria e këtij edicioni gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve shpalli dy fituesit e këtij viti. Çmimi u dha nga kryetarja e jurisë Raya Zommer e cila u shpreh se këtu ishte prezantuar një art i mirë. Ne vijmë nga vende të ndryshme të botës dhe është hera e parë që jemi këtu. Na vjen mirë që gjetëm një art vërtetë të mirë,u shpreh Zommer. Ndërkohë që fituesi i çmimit të parë Driant Zeneli, vjet në edicionin e kaluar të konkursit Onufri u shpall fitues i vendit të dytë me punimin Kur të rritem do të bëhem artist. Këtë vit fati i solli atij çmimin e parë në një prej konkurseve më të rëndësishme të arteve pamore, që zhvillohet në vendin tonë. Fituesi i çmimit Onufri 2008 u shpreh se: Për mua ishte shumë e papritur. I jam shumë mirënjohës jurisë dhe kuratorit të kësaj ekspozite. Punimet për këtë edicion të XV-të janë kuruar nga profesori italian, Riccardo Caldura, i cili ka zgjedhur si temë një huazim të vargut të Gëtes A e dini vendin ku lulëzojnë paradokset. Dy punë në video dhe në këtë rast që të dyja shumë të mprehta, kjo ishte ajo që të binte në sy në dy videot e Zenelit. E para ka të bëjë me paradoksin kohor shqiptar dhe aty lart është filmuar vetëm hija e projekteve nga një shkrim. Too late ka diçka në historinë e artit, por edhe është e lidhur me konceptin e vonesës ndaj modernizmit si pasojë e sundimit të gjatë osman, vonesë në hyrjen në kontekst evropian ( vetëm në vitin 1928 kemi konsistimin e një qeverie të mirëfilltë kombëtare), vonesë në zhvillim brenda vetë sistemit social-komunist, me izolimin e vendit ndaj Europës perëndimore, por edhe saj të lindjes, shpjegohet për videon e parë të Zenelit. Ndërsa në videon e dytë të tij shpjegohet se: E realizuar në Itali, ku dhe vetë artisti jeton ka të bëjë me një puzzle të përbërë nga 130 shtresa të bardha. Metaforë efikase e orvatjes për të kompozuar një rregull të përgjithshëm, duke u nisur nga një element e një tabula rosa. Juria përzgjedhëse e këtij edicioni ishte e përbërë nga: Nissim Tal, Drejtor i Përgjithshëm i Muzeve të Artit në Haifa, Izrael, Raya Zommer drejtoreshë dhe kuratore e Muzeut Janco-Dada, Ein-Hod, Izrael, Parid Teferiçi (artist), Elizabeth Neilson kuratore dhe drejtoreshë në Zabludowicz Collection (Angli) dhe Daniele Capra kritike Arti për në revistën online EXIBART (Itali). Artistët pjesëmarrës në këtë edicion ishin: Idlir Koka, Eltjon Valle, Elsa Martini, Dritan Hyska, Heldi Pema, Pleurat Xhafa, Driant Zeneli, Gentian Shkurti, Yllka Gjollesha, Shpëtim Kërçova dhe Fani Zguro. Për këtë vit spektatori shikoi punime të zhanreve të ndryshme si: me video-instalacione, piktura, fotografi, pelikula, dhe prurje koherente. Konkursi Ndërkombëtar Onufri, i organizuar për herë të parë në vitin 1993, mban emrin e Onufrit, kryemjeshtrit të pikturës së shekullit të XVI. Vazhdimësia e organizimit të tij, si një konkurs ndërkombëtar është pozitiv për impaktin e artit pamor si në Shqipëri, por edhe më gjerë. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri më datën 2 shkurt,për tia lënë më pas vendin axhendës së ekspozitave për vitin 2009.