OPEC do të reduktojë naftën në treg

Anëtarët e OPEC-ut u mblodhen në një takim të jashtëzakonshëm në Vienë për të reduktuar sasinë e naftës që hidhet në treg.
Kërkesa u ul pas përkeqësimit të situatës financiare në botë. Prodhimi do te ulet me 1.5 milione fuci nafte ne dite.
Keshtu konfirmoi presidenti i OPEC-ut, Kakib Kelil. Treguesi financiar në bursën e Tokios ra me 9.6% teksa edhe dollari amerikan regjistroi humbje përballë jenit japonez.
Edhe në Korenë e Jugut Kospi ra me 10.6 % pasi të dhënat treguan se ekonomia është në ngadalësim.